Transmetuar më 09-12-2018, 14:06

Me sa duket sulmuesi Lionel Messi nuk e ka ndërmend të ndalet me rekordet e tij personalë.

Argjentinasi, mbrëmjen e kaluar ka shkëlqyer me fanellën e Barcelonës, ku katalanasit mposhtën me rezultatin 4:0 skuadrën e Espanyol.

Messi në këtë përballje arriti të shënojë dy gola nga goditja e lirë, ku gjithashtu i siguruan një rekord personal.

Argjentinasi, është futbollisti i vetëm në historinë e La ligës, që në 13 sezone me radhë ka shënuar 10 apo më shumë gola.

Asnjë nuk e ka bërë atë që ka bërë ai, e ndërsa ka shumë kohë edhe për rekorde të tjera./a.k/noa.al/