Transmetuar më 09-12-2018, 15:32

Një aksident i rëndë me pasoje vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën "Selmon Vojvoda" në Mitrovicë.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete.

Si pasojë e aksidentit, mediat vendase njoftojnë se ka humbur jetën një grua 57-vjeçare, kalimtare.

Gjithashtu të plagosur kanë mbetur 3 persona, ku 2 prej tyre në momentin tragjik kanë qenë kalimtarë rasti, ata ndodhen në spital për trajtim mjekësor.

Sipas policisë një person është ndaluar rreth këtij aksidenti, ku dyshohet të jetë edhe shkaktari.

Për 11 muaj në Kosovë nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën 107 persona, si dhe kanë mbetur të lënduar shumë të tjerë./a.k/noa.al/