Transmetuar më 11-12-2018, 14:12

Fustani nr.1– Nëse ke zgjedhur këtë fustan do të thotë se je fine dhe ndryshe. Stili yt dallon nga i të tjerëve dhe karakterizohesh si një femër e admiruar dhe me shumë feminitet.

Je lloji i femrës që imponon karakterin tënd, edhe duke rrezikuar të mbetesh vetëm.

Fustani nr.2– Nëse ke zgjedhur këtë fustan je e thjeshtë. I qëndron mendimit se karakteri dhe zemra kanë më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër. Nuk keni një stil shumë të spikatur, madje jeni të gatshëm të pranoni lehtësisht kompromiset.

Fustani nr.3– Keni një personalitet misterioz që josh çdo mashkull. Jeni interesante ndaj janë të shumtë ata që duan t’iu afrohen. Keni një mënyrë unike për të tërhequr të tjerët, të cilët bëjnë të pamundurën për t’iu afruar. Keni pak miq, por ata që janë, janë të vërtetë dhe të besuar.

Fustani nr.4– Ky është një fustan shumë i bukur, i cili flet për një person të pafajshëm. Pavarësisht nga këndvështrimi që keni për të mirën dhe të keqen, ju pëlqen që ti shikoni gjërat sipas këndvështrimit tuaj, shkruan noa.al. Një nga aftësitë më të zhvilluara tuajat, është se jeni një femër me shumë intuitë.

Fustani nr.5- Jeni një femër perfekte dhe shumë autoritare me aftësi të shumta për të kuptuar njerëzit dhe që të gjithë vlerësojnë karakterin dhe idetë tuaja të qarta. Jeni person shumë kurajoz dhe nuk i duroni dot lidhjet e sforcuara. Pëlqeni pavarësinë dhe lirinë. Arrini ti bëni gjërat në perfeksion dhe ti kushtoni vëmendjen maksimale, partnerit tuaj. /a.y/noa.al