Transmetuar më 12-12-2018, 15:14

Popullariteti i Instagramit, me këtë opsion të ri që ka ofruar, do të rritet më shumë.

Së fundmi Mark Zuckerberg ka prezantuar një tjetër risi në aplikacionin më të frekuentuar sidomos nga të rinjë.

Veç fotove, videove, video call-eve dhe thirrjeve përmes InstaMessage, tashmë mund të dërgoni edhe ‘voice records’, ose, siç njihet ndryshe, audio.

Nëpërmjet kësaj risie, platforma e Instagram-it uron të gjithë përdoruesit festat e fundvitit.

Zuckerberg duket se e ka marrë seriozisht fuqizimin e Instagramit duke i shtuar opsione të ngjashme me platforma si Whats App, Messenger, Viber.

Menjëherë pas update-t të ri, mund të dërgoni audio me miqtë dhe të afërmit tuaj.