Transmetuar më 14-12-2018, 20:48

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj qëndrimin kundër të Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg e shikon si një reflektim i atyre vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një lidhje me skype për Ora Neës nga Prishtina, Hoxhaj tha se krijimi i Ushtrisë ka të bëjë me kompletimin e shtetit të Kosovës.

Enver Hoxhaj: Qëllimi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës ka të bëjë me kompletimin e shtetit të Kosovës.

Ne kemi qenë në proces transformimi të FSK në këto 5-7 vitet e fundit. Ka pasur pengesat e brendshme nga deputetët nga komuniteti serb.

Vendimi i sotëm është historike. Pas shkurtit 2008, dhjetori 2018 është ditëlindja jonë e dytë.

Qëndrimi i sekretarit të NATO-s ka qenë reflektim i atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, por shtetet vendimmarëse në NATO, SHBA, Gjermania, Franca, Turqia e kanë përkrahur një proces të tillë.

Prandaj procesi ka qenë e drejtë sovrane e shtetit të Kosovës, ndërsa ne jemi të sigurtë që do kemi një bashkëpuinim të mirë edhe me NATO-n.