Transmetuar më 16-12-2018, 13:58

KRETË, NOA.al – Me detaje të tmerrshme janë përballur agjentët e grupit hetimor në Kretë të Greqisë, lidhur me përdhunimin e një vajze të mitur.

Autori, kishte droguar shokun e tij dhe më pas i kishte përdhunuar të bijën 13-vjeçare, raporton noa.al duke cituar një komunikatë që publikoi të dielën policia e Hania në Kretë.

Ngjarja ka ndodhur dy muaj më parë, por hollësitë e saj u zbardhën vetëm orët e fundit.

E mitura jetonte me nënën e saj në Belgjikë dhe kishte ardhur në muajin gusht për pushime në Hania, ku do të qëndronte për dy muaj me të atin.

Por pushimet u shndërruan në makthin e jetës së saj ende të re.

I ati kishte një shok të ngushtë, nga Libani, emigrant prej vitesh në Greqi.

Libanezi, arriti të përdhunojë për dy muaj rresht vajzën e shokut, në shtëpinë e saj.

Dhe që shoku i tij të mos merrte vesh asgjë, e rrogonte atë duke i futur në pije medikamente të forta që i shkaktonin gjendje gjumi dhe kllapie. Menjëherë më pas hidhej në sulm duke i përdhunuar të bijën.

Pasi kreu për herë të parë aktin monstruoz, e kërcënoi vajzën se po të tregonte, do t’i vriste atë e bijë.

Vajza ishte tejet e traumatizuar kur u kthye në Belgjikë. E frikësuar nga kërcënimi i përdhunuesit dhe duke iu dhimbsur i ati, tentoi dy herë të vriste veten.

E ëma, e tmerruar nga ajo që po përballej me të bijën, i kontrolloi celularin dhe gjeti aty, mesazhet kërcënuese të libanezit.

Nëna mori të bijën dhe së bashku shkuan në në policinë belge ku treguan gjithçka dhe përmes Interpol, u bë i mundur pardje arrestimi i të dyshuarit. /noa.al/