Ai sapo kishte përfunduar lojën dhe po festonte me shokët në fushë, për fitoren kundër Hertës së Berlinit, dhe pikërisht gjatë atyre minutave fatale babai 65-vjeçar, u nda nga jeta si pasojë e një infarkti.
Është ky fati tragjik që preku këtë të shtunë futbollistin gjerman Christian Gentner, mesfushor dhe kapiten i skuadrës së Shtugart, i cili mësoi në dhomën e zhveshjes, fatin tragjik të të atit.
Babai i futbollistit pësoi infarkt, teksa ndodhej në stadiumin “Mercedes-Benz Arena”, ku po shihte ndeshjen e të birit.
Pas vdekjes së tij ekipi i futbollit të Shtutgart doli me mesazh ngushëllimi duke thënë se, “Shtutgarit është në zi për vdekjen e Herbert Gentner, babai i kapitenit të skuadrës Christian. Mendimet tona janë me të. I shprehim ngushëllimet më të thella Christian dhe familjes së tij”.
Ngjarja tragjike u shënua në minutat e fundit të ndeshjes, së vlefshme për Bundesligën gjermane. /a.y/noa.al