Transmetuar më 17-12-2018, 13:46

Në nenin 114 të ligjit të arsimit të lartë ka një seksion edhe për kredinë studentore.

Në të thuhet shprehimisht se “ministria përgjegjëse për arsimin ndërmjetëson kreditimin e studentëve, me qëllim mbështetjen financiare për përballimin e kostos së studimeve”.

Gjithashtu thuhet se “kredia studentore është e hapur për aplikim për të gjithë studentët që fitojnë të drejtën për studime në programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë”.

Ligji sqaron se “skema e kreditimit studentor përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Në protestën e sotme sikundër shikoni dhe videon që ju sjell më poshtë noa.al, u fol dhe për këtë argument.

“Përse është vendosur kjo pikë në ligj? Shumë e thjeshtë! Është vendosur sepse reforma synonte rritjen e tarifave, dhe me rritjen e tarifave bëhej gjithnjë më e pamundur e drejta për arsim, kështu që u gjet si zgjidhje: Kredia – BORXHI – Studentor”, – thanë pjesëmarrësit në protestë.

Kështu, nëse masat studentore kërkojnë arsim publik falas, a nuk duhet të anulohet kredia studentore, bashke me ligjin? Natyrisht që po, – deklaruan protestuesit duke lëshuar më tej thirrjet:

“Ulni tarifat! Anuloni ligjin!”. /noa.al/