Transmetuar më 18-12-2018, 11:36

Josè Mourinho nuk është më trajneri i ekipit anglez të Manchester United. Pas dy vite e gjysmë, mbyllet kështu eksperienca e tij me ekipin “Red Devils”.

Nëpërmjet një njoftimi deklarohet se tekniku portugez “lë klubin me efekt të menjëhershëm.  Klubi e falënderon Jose për punën e bërë me Manchester United dhei i uron gjithë të mirat në të ardhmen”.

Manchester Utd renditet aktualisht e gjashta në Premier League.

Mediat angleze shkruajnë se pasuesi tij deri në fund të sezonit do të jetë Michael Carrick.

Shkarkimi i Murinho vjen pas rezultateve të dobëta të shënuara prej tij. /a.y/noa.al