Transmetuar më 18-12-2018, 20:06

Personi që shikoni në foto, është shqiptari i arratisur nga qelitë e paraburgimit në Athinë të Greqisë, pak ditë pasi ishte arrestuar për një grabitje.

Policia greke ka mundësuar daljen në mediat vendase të fotove që noa.al jua sjell përbri këtij lajmi, pa publikuar identitetin e tij.

Emigranti 40-vjeçar ishte arratisur dje në mëngjes ora 04.20 pasi ishte ndaluar për grabitje me dhunë, ngjarje ku kishte mbetur i plagosur.

Arratisja e shqiptarit, u bë nga ambientet e një paraburgimi në Athinë, dje në mëngjes ora 04.20.

I arrestuari preu kangjellat e dritares së qelisë dhe arriti të ikte në drejtim të paditur, raporton noa.al duke cituar një komunikatë që lëshoi drejtoria e burgut në Menidi.

Policia greke është vënë në ndjekje të shqiptarit, teksa vijon puna për kapjen e tij si dhe për zbardhjen e rrethanave të arratisjes.

Policia tha se kërkon ndihmën e qytetarëve që të telefonojnë nëse e shohin, por duke bërë kujdes pasi konsiderohet si shumë i rrezikshëm. /noa.al/