Transmetuar më 22-12-2018, 14:07

Vijon ndikimi i motit të kthjellët dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin, më të dendura vranësirat paraqiten në ultësirën perëndimore dhe ekstremin verior.

Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten me mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas- herëshme, por pa rrezikuar reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale duke luhatur vlerat ditore  nga -2 °C në 8 °C.

Era do fryjë mestare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 4 ballë./b.l/noa.al/