Transmetuar më 22-12-2018, 19:44

Lorik Cana është një nga emrat më të mëdhenj të Kombëtares shqiptare.

Për vite me radhë ai ka mbajtur gjatë shiritin e fanellës kuqezi.

Pak ditë më parë ai prezantoi filmin dokumentar për jetën e tij.

Ai vjen me një tjetër sukses pas përfundimit të kursit të fundit për këtë vit kalendarik, për “Drejtorët Sportiv”, i organizuar nga sektori i Edukimit, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Janë diplomuar plot 21 kursantë, të cilët kanë marrë diplomat pasi kanë ndjekur për dy javë me radhë këtë kurs të rëndësishëm, të organizuar nga FSHF.

Në këtë kurs mori pjesë dhe u diplomua edhe ish-kapiteni Lorik Cana./a.k/noa.al/