Transmetuar më 23-12-2018, 16:27

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kosovë.

Aksidenti ndodhi në fshatin Trudë, në magjistralen Prishtinë- Podujevë.

Si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur Xh.Selami 34 vjeç nga Gostivari i Maqedonisë.

Lëndime të rënda trupore ka marrë edhe drejtuesi i mjetit, i cili aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital.

Ndërkaq autoritetet përkëtesë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.

Më poshtë keni foton e personit që ndërroi jetë nga aksidenti./a.k/noa.al/