Transmetuar më 23-12-2018, 21:26

Një ofertë marramendëse ka ardhur në drejtim të Khabib Nurmagomedov për të zhvilluar një ndeshje tjetër me Conor McGregor, sipas babait të luftëtarit rus.

Ndeshja e shumëpritur mes dyshes është zhvilluar në tetor në të cilën Nurmagomedov, mposhti McGregorin në raundin e katërt.

Gjithsesi, ndeshja më e shikuar e UFC do të mbahet mend për sherrin që ndodhi pas përfundimit të saj.

“Ata kanë ofruar 15 milionë dollarë për revanshin me McGregor”, shprehet babai i Khabib për Sport 24.

“Por ne duam 30 milionë! Ka luftëtarë të tjerë në radhë që meritojnë të ndeshen me Khabib. Duhet t’i respektojmë si luftëtarë. Khabib i kanë mbetur edhe katër ndeshje, pastaj do të tërhiqet,”-u shpreh më tej babai i Khabib.