Transmetuar më 24-12-2018, 17:59

Një budallallëk të vërtetë e ka quajtur një prej personave që shkoi në Hënë planifikimin për dërgimin e misioneve njerëzore në Mars.

Bill Anders tha se dërgimi i ekipeve në Mars ishte pothuajse qesharak.

NASA po planifikon të dërgojë misionet e reja njerëzore në Hënë, dëshiron të mësojë aftësitë dhe zhvillojë teknologjinë për të mundësuar një ulje të ardhshme në Mars.

85-vjeçari u shpreh se është mbështetës i madh i programeve pa pilot, kryesisht për shkak se janë shumë më të lira.

"Çfarë na shtyn të shkojmë në Mars? Mendoj se njerëzit nuk janë të interesuar", ka thënë ai.

Ndërkohë sondat robotike ende po eksplorojnë Marsin. /k.k/noa.al/