Transmetuar më 25-12-2018, 13:41

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Nga kisha Ortodokse, ajo tha se, mendon se dakordësia dhe paqja e politikës do të sillte begati për shqiptarët.

“Mendoj që politika duhet ti kthejë sytë nga besimi sepse besimi në Zot do ti japë politikës dhe ndriçimin në rrugën e saj të drejtë që të mos gabojë, por të ecë aty ku duhet, tu shërbejë qytetarëve të saj”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi se një politikë që nuk i shërben qytetarëve të saj, nuk është më politikë, por është armiku i qytetarëve. /a.y/noa.al

Urimi i Metës: Krishtlindjet e tjera, të na gjejnë me negociata të hapura