Ahmetaj: Ekonomia e qytetarëve, rritja për 9-mujorin 2018 mbi 4%
Transmetuar më 31-12-2018, 10:48

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar tremujorin e tretë të 2018.

Përmes një statusi në Facebook, ndërsa e quan ekonominë e vendit, si ekonomi që shpërblen qytetarët, Ahmetaj shkruan se tremujori i tretë 2018 u rrit me 4.48%.

“Në tremujori e tretë 2013 ekonomia ishte në nivelin -2.46%, i krahasueshëm vetëm me vitin 1997.

Rritja e këtij tremujori, është shifra më domethënëse e transformimit, kthesës së madhe nga kriza e paralajmëruar e 2013, ringritjes ekonomike dhe konsolidimit që vazhdon!

Rritja ekonomike e 9-mujorit 2018 kaloi për herë të parë në tetë vitet e fundit, nivelin mbi 4%.” – shkruan Ahmetaj.