Transmetuar më 02-01-2019, 16:17

Ndoshta kjo është hera e parë që deri në këtë periudhë të dimrit të kemi pasur kaq shumë diell.

Por ka një shprehje që thotë se dimri nuk kalon pa dimër.

Sipas IGJEUM, pasditen e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa nesër në përgjithësi priten reshje të dobëta, por deri lokalisht mesatare në qarqet Elbasan, Korçë dhe Vlorë.

Priten reshje në formë dëbore deri në 400 metra mbi nivelin e detit. Në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi.

Pasditen e sotme era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Ndërsa të enjten pritet një forcim gradual i saj, për t’u bërë problematike në disa zona, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku për momente do t’i kalojë 40km/orë, veçanërisht në Perëndim të vendit.

Të enjten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 9 °C

në vendet e ulëta: 2 / 7 °C

në vendet malore: -6 / 0 °C.