Transmetuar më 04-01-2019, 20:03

Japonia po aplikon një mënyrë tjetër për të stimuluar çiftet të bëjnë fëmijë.

Plot 5 mijë e 800 dollarë është shpërblimi për bebet.

Ky shpërblim është bërë pasi statistikat tregojnë se çdo vit e më shumë po vihet re një plakje e popullsisë.

Shkaku është se çiftet e reja po emigrojnë në masë.

Kryeministri i vendit, Shinzo Abe ka thënë se qeveria po kërkon që të ndryshojë ligjin që lejon punëtorët e huaj të qëndrojnë në vend për periudha më afatgjata.

Autoritetet lokale të Nagi thonë se po përpiqen që të inkurajojnë sa më shumë familje që të zhvendosen në këtë qytet. /k.k/noa.al/