Transmetuar më 05-01-2019, 09:40

Pesë vajza të moshës 15-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën humbën jetën në Poloni, si pasojë e një zjarri që ra në ambientet e një dhome ku po mbahej një festë, ndërkohë që një djalë mbeti i djegur rëndë.

Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm, Joachim Brudzinski, duke deklaruar se ngjarja ndodhi natën mes të enjtes dhe të premtes në Koszalin.

Dhoma ku mbahej festa e cilësuar si “dhoma e arratisë” parashikon në thelb një lojë, ku konkurrentet duhet të zgjidhin disa gjëegjëza, në mënyrë që të dalin nga një vend i mbyllur. Megjithatë nuk dihet ende se si ka rënë zjarri brenda saj.

Policia konfirmoi se vajzat ishin mbyllur në “dhomën e arratisë” për të festuar ditëlindjen e njërës prej tyre, shkruan noa.al.

Po ashtu nuk dihet ende se çfarë lidhje kishte 25-vjeçari i plagosur rëndë, me vajzat që humbën jetën.

Rezultoi se të miturat gjetën vdekjen për shkak të asfiksisë nga monoksidi i karbonit.

Ministri i Brendshëm, urdhëroi kontrolle sigurie në të gjitha “dhomat e arratisë” “escape rom”, të cilat janë mjaft të frekuentuara nga të rinjtë polakë. /a.y/noa.al