Transmetuar më 05-01-2019, 11:10

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në një sallë lojërash në Torrance, të Los Angeles, SHBA.

Të shtënat u shënuan në ‘Gable House Bowl’, teksa flitet për 3 viktima dhe katër të plagosur.

Një dëshmitar tha për mediat vendase se fillimisht pati një sherr brenda sallës së lojërave, ndërsa më tej u qëllua disa herë me armë.

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, ndërkohë që janë ftuar qytetarët që të qëndrojnë larg zonës së krimit.

Në orët në vijim pritet të saktësohet edhe numri i viktimave, si dhe rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al