Transmetuar më 05-01-2019, 13:49

Kryeministri Edi Rama ka vizituar gjatë kësaj të shtune punimet për stadiumin kombëtar.

“Një kryevepër inxhinierike, strehë e varur e prodhuar në vend. 700 ton strukturë çeliku”, shkruan Rama teksa publikon pamje.

Ai thotë se Arena Kombëtare është një xhevahir arkitektonik që po merr formë.

“Mos na xhelozohet Juvja?”, shkruan më tej me të qeshur Kryeministri.

Tashmë punimet në stadium janë drejt fundit, ndërkohë që në të parashikohet një kapacitet prej 22500 spektaktorë.

Stadiumi do të ketë edhe dy parkingje nëntokësore. /a.y/noa.al