Transmetuar më 06-01-2019, 14:39

Tre persona kanë humbur jetën në Greqi, si pasojë e motit të keq.

Ngjarja është raportuar në Athinë, ku viktimat janë dy bura dhe një grua.

Ata ndodheshin në një makinë në momentin kur uji vërshoi drejt tyre dhe i mori përpara.

Gruaja u gjet e vdekur nga i ftohti në makinë ditën e shtunë, ndërsa të dielën u gjetën trupat e dy burrave të përfshirë nga uji.

Greqia po përballet me një valë të zgjatur të të ftohtit ekstrem, me temperatura që zbresin në zona të caktuara deri në -18 gradë Celsius dhe shumë rajone janë mbuluar nga dëbora.

Edhe në vendin tonë prej disa ditësh vijojnë që të jenë prezente temperaturat nën 0 gradë.

Kjo situatë pritet të jetë e tillë edhe javën e ardhshme. /k.k/noa.al/