Transmetuar më 06-01-2019, 16:10

Një vajzë e vogël ka rënë pre e sulmit seksual nga një burrë i moshuar.

Por një kalimtar i rastësishëm parandaloi gjithçka duke ndaluar personin, të cilin edhe e filmoi.

Jon Potts, 72 vjeç, e tërhoqi vajzën e re nga biçikleta e saj dhe e mbështeti atë në tokë teksa ajo ishte duke kaluar nëpër parkun Bransholme në Hull.

Ai më pas i hoqi pantallonat duke e sulmuar seksualisht.

Pensionisti i cili thuhet se vuan nga disa dëmtime të trurit dhe demenca, është ndalur nga kalimtarët të cilët dëgjuan të bërtitura që vinin nga shkurret.

Në videon e cila po qarkullon nëpër rrjetin social në Facebook dëgjohet një djalë i cili akuzon pensionistin se ka sulmuar një vajzë. /k.k/noa.al/