Transmetuar më 07-01-2019, 09:42

Së paku 30 persona kanë humbur jetën, të zënë nga një masiv dheu në distriktin e Kohistan, provincë e Badakhshan, në verilindje të Afganistanit.

Banorët e zonës kishin hapur një gropë pranë një lumi, për të kërkuar flori, por u zunë poshtë gjatë kësaj të diele.

Afganistani është një vend i pasur me minerale të çmuara, por shumë miniera janë të vjetra dhe pa masa sigurie.

Nek Mohammad Nazari, një zyrtar i zonës tha se viktimat, janë që të gjithë banorë të të njëjtit fshat.

Ata mbetën të bllokuar për shkak se rrjedha e lumit gërreu edhe më shumë gropën e hapur pranë një miniere të vjetër, duke shkaktuar vdekjen e tyre. /a.y/noa.al