Transmetuar më 07-01-2019, 10:39

Një fund i pabesueshëm dhe i papritur për 48-vjeçarin Scott Raymon Dozier, i dënuar me vdekje nga drejtësia amerikane në Nevada.

Ai kishte deklaruar disa herë se preferonte të vdiste se sa ta kalonte gjithë jetën në burg, dhe kishte bërë disa tentativa vetëvrasje.

Por kur ekzekutimi i tij me injeksion vdekjeprurës u shty për të dytën herë, Dozier i dha fund jetës në qelinë e tij gjatë kësaj të diele, duke u varur, shkruan noa.al.

Kur në vitin 2017 një gjyqtar shtyu ekzekutimin, për shkak se i druhej dhimbjeve që mund të ndjente nga injeksioni, Dozier kishte dorëzuar një shënim ku thoshte,

“Isha shumë i qartë në dëshirën time për tu ekzekutuar, edhe pse është e pamundur të shmanget dhimbja. Bëjeni, sa më shpejt të mundeni”. /a.y/noa.al