Transmetuar më 07-01-2019, 13:15

Një pedofil në krye të një rrjeti ndërkombëtar pedo-pornografie online, u vra me goditje grushtesh dhe shkelmash nga të dënuarit e tjerë gjatë një sherri.

Christian Maire, 40 vjeç, ishte dënuar me 40 vite burg në muajin dhjetor, dhe ishte duke vuajtur dënimin në një burg në Michigan, SHBA. Ai humbi jetën si pasojë e goditjeve më 2 janar.

Gjatë leximit të dënimit, ai u etiketua si ideatori i një operacioni mashtrimi seksual online, ku ishin të përfshirë edhe nëntë meshkuj të tjerë amerikanë.

Po ashtu Maire u gjet fajtor për shfrytëzimin e më shumë se 100 vajzave dhe djemve të mitur, ndërkohë që gjyqtari e cilësoi si të “sëmurë”.

Baba i dy vajzave, 40-vjeçari së bashku me bashkëpunëtorët e tij joshte vajza të mitura online, duke i bindur që të zhvisheshin dhe masturboheshin në kamera, duke u shtirur si bashkëmoshatarë, në sajë të profileve të rreme dhe fotografive të vjedhura.

Madje një vajzë e mitur u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale me qenin e saj.

Sajtet e përdorura ishin Gifyo, Periscope, YouNow e MyLOL.com, të cilësuar si sajte për takimet e adoleshentëve në SHBA, Australi, Britaninë e Madhe dhe Kanada.

Nëntë të pandehurit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burg, përfshi edhe Maire, lidhur me vdekjen e së cilit ka nisur edhe një hetim, shkruan noa.al.

Zv.prokurori amerikan Kevin Mulcahy tha në gjykatë në seancën e dhënies së vendimit se “Maire kishte gjithçka, grua, fëmijë, një punë të mirë dhe një eksperiencë të pasur jete. Ai luante një rol si baba dhe bashkëshortë i mirë, por pjesën më të madhe të kohës së lirë, e kalonte duke shfrytëzuar vajzat e baballarëve të tjerë”. /a.y/noa.al