Transmetuar më 07-01-2019, 14:15

Muzika ngre peshë shpirtin! Por Evelina De Lain një pianiste 41-vjeçare angleze nga Londra, e çoi artin e saj në lartësi ekstreme duke hyrë në rekordet Guinnes.

Ajo i ra pianos në majë të malit të Himalajeve në 5 mijë metra lartësi. Luajti me notat e Shopen, duke interpretuar vepra të kompozuara prej vetë saj.

Gjithë performanca e së enjtes së kaluar zgjati 90 minuta dhe u bë e mundur në sajë të një ekipi personash të cilët transportuan mjetin në shpatin e Singela, të Himalajeve, në Indi.

Me anë të koncertit u mblodhën fonde për një ent bamirës, i cili merret me të sëmurët nga fibroza cistike, ndërkohë që piano u dhurua për një shkollë lokale.

Evelina, ka përjetuar momente të vështira pasi në moshën 14-vjeçare humbi aftësinë për të lëvizur gishtat e duarve, për shkak të një dëmtimi. Pasi iu nënshtrua një terapie intensive ajo arriti të rikuperohet.

“Të rënit e pianos në lartësi është një prej gjërave më të vështira që kam bërë ndonjëherë, por nuk jam person që i shmang sfidat. I ftohti ishte i paimagjinueshëm, por era ishte edhe më problem. Por ishte një nder për mua të interpretoja mes treve”, tha De Lain.

Me origjinë nga Ukraina, 41-vjeçarja mësoi ta vlerësojë muzikën klasike në sajë të mësimeve të së ëmës dhe bleu një piano për të kaluar zinë pas vdekjes së saj në vitin 2017. “E dija se diçka e tillë do më hiqte disi dhimbjen dhe do më jepte diçka ku të përqendrohesha”, tregon Evelina, shkruan noa.al.

Mirëpo përfundimi i koncertit nuk ishte aq i thjeshtë sa mund të mendohet, pasi pasojat e lartësisë erdhën një ditë më vonë, siç tregon muzikantja.

“Mendova se isha mirë, por të nesërmen humba ndjenjat në aeroport”, rrëfeu ajo. /a.y/noa.al