Transmetuar më 07-01-2019, 15:17

Kanceri çdo vit, prek mijëra njerëz dhe ende sot mjekësia tradicionale ka dështuar në gjetjen e një kurë specifike për të kuruar këtë sëmundje të tmerrshme që nuk njeh moshë apo gjini.

Ajo që duam t’iu tregojmë është një zbulim sensacional i realizuar nga studiuesit e Universitetit Xi’an në Kinë: disa elemente të mollës vrasin rreth 46% të qelizave të kancerit në zorrën e trashë të njeriut.

Për më tepër, ky studim ka konfirmuar se substanca për të cilën po flasim, 100% natyrore, është më efektive në krahasim me efektin e ndonjë ilaçi ose trajtimi i cili po përdoret aktualisht tek pacientët që vuajnë me kancer.

Kjo është një arritje e madhe duke pasur parasysh se kanceri i zorrës së trashë është shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri tek gratë në mbarë botën dhe shkaku i tretë kryesor tek vdekjet e meshkujve.