Transmetuar më 07-01-2019, 17:14

Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga një mot i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero.

Por nesër, të martën, është parashikuar një ulje edhe me e ndjeshme e temperaturave, të cilat pritet të shkojnë deri në -15 gradë.

Për këtë, disa nga drejtoritë arsimore në vend, kryesisht në zonat malore, kanë pezulluar mësimin për nesër.

Sipas IGJEUM, temperaturat do të mbeten të ulëta deri nesër në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë nesër në mbrëmje.

Për pasojë ngricat do të jenë prezente përgjatë gjithë natës.

Më konkretisht, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 5 °C, në vendet e ulëta: -4 / 4 °C dhe në vendet malore: -15 / -4 °C. /k.k/noa.al/