Transmetuar më 07-01-2019, 17:26

Pothuajse të gjitha femrat kanë celulit. Shtatzënia, çrregullimet hormonale dhe luhatjet në peshë janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e celulitit dhe nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

Celuliti është një ind dhjamor që shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve. Ai njihet ndryshe si lëkura e portokallit dhe është një problem estetik që prek shumë femra. Trajtimet në qendra jo gjithmonë janë të efektshme, plus që kushtojnë shumë.

Më poshtë gjeni një trajtim shumë efektiv që zhduk gradualisht celulitin brenda pak muajsh:

Përbërësit: 4 lugë gjelle uthull molle, 1 gotë me ujë të vakët (200 ml), 2 lugë gjelle mjaltë dhe dy tufa me hithra.

Në një enë shtoni fillimisht mjaltin dhe punojeni me lugë derisa të vini re që po përpunohet pak, shtoni më pas uthullën e mollës dhe 2 lugë gjelle ujë. Përziejini vazhdimisht derisa masa të jetë bërë kompakte.

Merrni hithrat dhe grijini imët. Pasi të jenë bërë lëng bashkojeni me kremin e përftuar dhe fërkoni zonat ku keni më shumë celulit. Lëkura duhet të jetë e njomur paraprakisht me uthull molle.

Masazhoni celulitin me anë të një dorashke pakëz të ashpër ose një furçe dhëmbësh me fije të forta. Ky trajtim duhet përdorur dy javë pa ndërprerë derisa të vihen re rezultatet e para.