Transmetuar më 07-01-2019, 18:16

K disa produkte që ndihmojnë që të kemi flokë të shëndetshëm.

Një ndër to është edhe hudhra, e cila ndihmon në rritjen e flokut, dhe është kundër zbokthit.

Maskë me hudhër për trashjen e flokut

Merrni 7-8 thelpinj hudhër dhe hidhini në mikser. Përpunojini deri sa të përfitoni një maskë të butë të cilën më pas duhet ta shtrydhni.

Për maskën e flokut nevojiten dy lugë gjelle me lëng hudhre. Kjo sasi më pas duhet përzier me një lugë gjelle vaj ulliri, një lugë gjelle me mjaltë dhe të verdhën e vezës.

Pasi t’i keni përzier mirë, maskën e përftuar vendoseni në skalpin e kokës. Mbajeni atë për 20 minuta dhe më pas lajeni kokën me shampo.

Ndërsa kundër zbokthit, hudhrën mund ta kombinoni me lëng limoni. Përzieni dy lugë gjelle me lëng hudhre, 1 lugë gjelle me lëng limoni dhe një lugë gjelle me mjaltë.

Lyejeni skalpin dhe maskën mbajeni për 30 minuta. Më pas lajeni flokun dhe lëreni të thahet natyralisht. Maskën mund ta përdorni dy herë në javë. /k.k/noa.al/