Transmetuar më 07-01-2019, 18:34

Neglizhenca e një kujdestareje rezuloi fatale për jetë e një fëmije 16-vjeçar në Britani.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ndodhi në datën 14 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa kujdestarja është shpallur në kërkim policor.

Ishte komshia që mori në telefon babain e djalit, duke i komunikuar se ai po mbytej me ushqim.

I tronditur nga lajmi, ai i kërkoi komshies që ta dërgonte vogëlushin me urgjencë në spital dhe telefonoi gruan që të shkonte atje.

“Ai ishte djali im i vetëm, prandaj Jayden ishte gjithçka për mua. As nuk e festuam ditëlindjen e tij të parë, që do të vinte pas një muaji. Ishte një moment shumë i dhimbshëm për jetën time”, tregoi Steve.

Pas lajmit të dhimbshëm, ai me bashkëshorten shkuan në shtëpi dhe vunë re se kujdestarja 23-vjeçarja nuk ishte aty, prandaj nisën dyshimet. Ajo kishte dy muaj që punonte me ta. /k.k/noa.al/