Transmetuar më 08-01-2019, 08:11

Po i jepte makinës i dehur, pasi kishte pirë një sasi të madhe alkooli, duke rrezikuar që të bëjë disa aksidente.

Një burrë 43 vjeç, u ndalua nga një patrullë, pasi i biri 15 vjeç, telefonoi policinë, duke iu nënshtruar testit të alkoolit.

Ngjarja ka ndodhur në Tragacete (Cuenca), të Spanjës. Burri, në 3 janar ndodhej nën drejtimin e mjetit në gjendje dukshëm të dehur.

I biri duke parë rrezikun, vendosi që të telefonojë policinë. Kështu rreth orës 23.30 ai u ndalua nga policia dhe iu nënshtrua testit të alkoolit.

U konstatua rreth 0.5 miligramë për litër, ose rreth gjashtë herë më shumë se limiti i lejuar me ligj 0.15 miligramë për litër.

Kështu ai u denoncua për drejtim mjeti në gjendje të dehur. /a.y/noa.al