Transmetuar më 08-01-2019, 09:14

Mendonin se po pësonte një krizë paniku. I dhanë ilaçe qetësues dhe e dërguan në shtëpi. 48 orë më vonë, 65-vjeçarja mbërrit në spital me ambulancë në gjendje të rëndë.

Por pavarësisht kësaj u deshën tre ditë, para se mjekët të kuptonin se gruaja ishte prekur nga tërbimi. Çdo tentativë për ta mbajtur në jetë rezultoi e kotë dhe gruaja gjeti vdekjen tre ditë më vonë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë. Por Centers for Disease Control në SHBA, e bëri të ditur lajmin vetëm këto ditë me shpresën që të shtyjnë turistët amerikanë që shkojnë në vendet në rrezik që të vaksinohen para udhëtimit, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën në rast kafshimesh nga kafshët.

Emri i gruas nuk u bë me dije, për të mbrojtur privatësinë e familjes së saj. 65-vjeçarja amerikane jetonte në Virginia, por ajo u bë pjesë e një grupi turistësh duke udhëtuar për në Indi, për një rit yoga, i cili zgjati shtatë javë.

Një mëngjes duke dalë nga hoteli ajo panjë qen të braktisur dhe nisi që ta përkëdhelë, por aty u kafshua jo thellë, në dorën e djathtë.

Duke qenë në dukje një plagë e lehtë, gruaja u mjaftua duke e larë dhe dezinfektuar.

Por pak ditë pas kthimit në Virginia, nisi që të ndjente dhimbje në krahun e djathtë. Mjekët i dhanë qetësues, por katër ditë më vonë ajo u ridërgua në spital, duke shfaqur gjendje ankthi, pagjumësie, bllokim frymëmarrje dhe humbje të kthjelltësisë. Ajo u diagnostikua me krizë paniku dhe u dërgua në shtëpi.

Një ditë më vonë ajo lajmëroi ambulancën, për shkak se u ndje keq, shkruan noa.al.

U diagnostikua prej zemrës dhe një sërë problemesh të tjera, deri kur pas disa ditësh qëndrimi në spital, u zbulua se ishte prekur nga tërbimi, për shkak se qeni ishte i prekur nga tërbimi. Vaksina kundër tërbimit do i kishte shpëtuar jetën, por vlen që të bëhet para kafshimit. /a.y/noa.al