Transmetuar më 08-01-2019, 10:06

Vogëlushi 6-vjeçar Mertcan i cili u rrah egërsisht nga i ati me tubin e fshesës me korrent, për shkak se nuk kishte bërë detyrat, ka ndërruar jetë.

Pas dhunës së egër të ndodhur të mërkurën e 2 janarit, në Turqi, Mertcan u shtrua në spital në terapi intensive.

Por paraditen e kësaj të hëne, mjekët komunikuan se fikën aparaturat që e mbanin në jetë, për shkak se fëmija kishte pësuar vdekje cerebrale.

Policia arrestoi të dyshuarin Mehmet Ali Y., lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Iskenderun në provincën e Hatay, në jug të Turqisë.

Ai akuzohet për rrahjen e egër të të birit Mertcan Y., me tubin metalik të fshesës me korrent. Ishin fqinjët ata që lajmëruan ndihmën e shpejtë, pasi e gjetën vogëlushin pa ndjenja.

Mertcan përfundoi në koma, i lidhur me aparatura, deri sa mjekët bën shkëputjen e tyre.

Nëna e fëmijës, Gulistan O., ish-gruaja e të dyshuarit tha se “Im shoq më rrihte edhe mua çdo ditë, për këtë arsye u ndamë”. /a.y/noa.al