Transmetuar më 08-01-2019, 11:11

Të vdesësh sepse ilaçet kushtojnë shumë! Është ky fati tragjik i një djali 26 vjeç me diabet, i cili humbi jetën, për shkak se nuk kishte mundësi që të paguante shpenzimet e domosdoshme për të jetuar.

Quhej Alec Smith-Holt, i riu amerikan, i cili vuante nga diabeti i tipit 1 dhe që humbi jetën në vitin 2017 pasi nuk kishte para për të blerë insulinë, e cila është thelbësore për mbijetesën e tij.

Në SHBA, sigurimet e prindërve mbulojnë shpenzimet shëndetësore deri në ditëlindjen e 26-të dhe që nga ajo moshë, i riu duhet të kujdesej vetë për shpenzimet.

Por për kë është i varfër, për të përballuar kurimin duhet mrekulli. Kështu Alec, nisi ti raciononte dozat e insulinës, në mënyrë që të mjekohej sa më gjatë.

Por nga viti 2012 deri në 2016 çmimi i ilaçit u rrit nga 99 deri në 120%, duke e bërë të papërballueshme për Alec përballimin e shpenzimeve.

Kështu që në një muaj Alec i duheshin deri në 1300 dollarë në muaj vetëm për insulinë. Dhe Alec këtë gjë nuk e përballonte dot, duke bërë që të gjejë vdekjen, shkruan noa.al.

Historia e tij u tregua në mediat amerikane nga nëna e tij Nicole Smith-Holt, duke thënë se gjithçka ndodhte pasi nuk mund të blinte dot insulinë.

Lidhur me këtë rast senatori Bernie Sanders nga Vermont, kërkoi nisjen e hetimeve. /a.y/noa.al