Transmetuar më 08-01-2019, 20:24

Një sulm i frikshëm ka tronditur nxënësit e një klase në Kinën e largët.

Një burrë u fut në ambientet mësimore ku ishin 20 fëmijë dhe i sulmoi ata me thikë.

Të gjithë kanë mbetur të plagosur, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e bën të ditur policia lokale që sqaron pas kapjes së autorit se fëmijët nuk janë në rrezik për jetën.

Ngjarja, sipas mediave lokale ka ndodhur në lagjen e Xicheng, në shkollën fillore të Xuanëu Normal Experimental Affiliated Number One.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan burrin drejt këtij akti ekstrem. /k.k/noa.al/