Transmetuar më 09-01-2019, 07:48

Diabeti i tipit 2, njihet ndryshe si diabet i fituar, nga i cili po preken gjithnjë e më shumë njerëz. Por ekziston një frut i thatë, i cili e lufton më së miri këtë lloj diabeti.

Bëhet fjalë për fistikët, apo stikat siç i njohim ndryshe. Kështu, konsumi i rregullt i këtyre frutave të thata, jo vetëm që ndihmon shëndetin e zemrës të ish-duhanpirësve, por edhe të mbajë nën kontroll çekuilibrimin e glicemisë.

Drejtuesi i shoqatës italiane për edukimin ushqimor, Giorgio Donegani, thotë se, stikat janë të pasura me fibra natyrale, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit glicemik, por parandalon edhe disa lloj tumoresh.

Këshillohet që të konsumoni çdo ditë 30 gramë stika, dhe do të shihni dobitë në trupin tuaj.

Natyrisht, kjo gjë nuk do të thotë që ju të lëshoheni me kokë në ushqim. /a.y/noa.al