Transmetuar më 09-01-2019, 13:21

Protagonistë të kësaj ngjarje janë katër policë, më saktësisht dy çifte Kandou Worley, 40 vjeç, gruaja e tij Tyeis Coppin 41 vjeçe dhe, 33-vjeçarja Stephanie Gallardo dhe bashkëshorti i saj, një tjetër agjent policie 28 vjeç.

Historia vjen nga New York dhe është raportuar nga New York Post.

Kandou e Stephanie, kolegë në të njëjtin departament nisën një lidhje klandestine mes tyre, pavarësisht se kishin lidhje të tjera.

Por Kandou nuk u tregua shumë i kujdesshëm sa i takon privatësisë dhe gruaja e tij Tyeis e zbuloi, duke gjetur në celularin e tij, disa fotografi ku ai ishte bashkë me kolegen Stephanie në momente intime.

Hakmarrja e gruas ishte e pamëshirshme, ajo hapi profilin në Instagram të tij dhe postoi disa fotografi ku shkruante, “I thashë time shoqeje se e doja, para se të shkoja me këtë tjetrën”.

Pas publikimit Stephanie u detyrua të pranojë raportin me efektivin e policisë, por tha se me të shoqin ishte divorcuar, edhe pse vijonin të jetoni bashkë, shkruan noa.al.

Kështu eprorët e tyre morën masa ndëshkimore, duke iu sekuestruar armët që të katërve. /a.y/noa.al