Transmetuar më 09-01-2019, 14:28

Vrau gruan me thikë, pasi ajo e la për një mikun e saj të vjetër, me të cilin ishte lidhur nëpërmjet rrjetit social Facebook, pas afro 50 vitesh.

David Thomas, 74 vjeç, akuzohet se për vrasjen e Sheila Thomas, 69 vjeçe, në shtëpinë e tyre në Herne Hill, në juglindje të Londrës, kur gruaja ishte kthyer për të marrë gjërat.

Viktima kishte vendosur që ti jepte fund martesës rreth një muaj para krimit, duke i thënë partnerit të saj të ri se jeta me David kishte qenë një ferr i vërtetë dhe se nuk kishte qenë aspak e lumtur për së paku 40 vjet.

Sheila prej disa kohësh kishte pranuar lidhjen me Victor Cassar, një mik i saj i rinisë i cili aktualisht është 74 vjeç, me të cilin ishte rilidhur përmes Facebook dhe kishte nisur flirtimet me të. Gjërat mes tyre po shkonin mirë dhe Sheila ndihej e lumtur. Kështu ajo bëri valixhet gati dhe shkoi që të jetonte me të dashurin e ri.

Ishte 28 qershor i vitit 2018. Një muaj më vonë, ajo u vra.

Krimi ndodhi teksa gruaja kishte shkuar për të marrë disa nga gjërat që kishte lënë në shtëpinë e të shoqit. Burri i kishte thënë se nuk do ishte në shtëpi dhe se ajo do mund të merrte çdo gjë me qetësi.

“Por gjithçka ishte gënjeshtër. Ai ishte aty dhe po e priste për ta vrarë”, tha prokurori

Brian O’Neill në seancën gjyqësore të kësaj të hëne.

Thomas kishte planifikuar gjithçka, ishte fshehur në dhomë dhe po priste gruan.

Disa fqinj dëgjuan ulërimat e Sheila e cila po tentonte të mbrohej nga burri. Më pas ulërimat ndalën. Burri u mbyll në shtëpi ku dhe u gjet i gjakosur, me plagët që i kishte shkaktuar vetes me thikë, shkruan noa.al.

Fillimisht ai mohoi gjithçka duke inskenuar një grabitje, por hetimet disa mujore provuan të kundërtën dhe aktualisht i moshuari po përballet me procesin gjyqësor kundër tij. /a.y/noa.al