Transmetuar më 09-01-2019, 16:33

Një grua ka humbur jetën tragjikisht pasi ngeci në kutitë e donacioneve, brenda të cilave kishte rroba dhe veshje të ndryshme.

Ngjarja është raportuar në një rugë të Torontos, në Kanada.

Policia zbuloi gruan e pajetë brenda kontenierit rreth orës 1:30 të mëngjesit të së mërkurës.

Zjarrfikëset prenë kutinë e donacioneve për ta shpëtuar, por ishte tepër vonë. Gruaja, rreth 35 vjeç, u shpall e vdekur në vendngjarje.

Është e paqartë sesi ajo ka përfunduar brenda kutisë, ndërsa ngjarja nuk po hetohet si vrasje.

Tragjedia ka rindezur një debat të vazhdueshëm në Kanada, ku së paku tetë vetë kanë vdekur brenda kutive të donacionit që nga viti 2015. Rritja e numrit të vdekje ka bërë që të kërkohet ridizenjimi i kutive.

Të pastrehët zakonisht mbeten viktima pasi ngecin brenda tyre në përpjekje për të marrë rroba.