Transmetuar më 10-01-2019, 11:30

Gruaja e një prej biznesmenëve më të pasur, është rrëmbyer. Ngjarja ka ndodhur në Oslo të Norvegjisë, ku Anne-Elisabeth Falkevik Hagen, bashkëshortja e një prej biznesmenëve më të pasur në vend është rrëmbyer prej disa kohësh.

Gruaja 68-vjeçare është zhdukur qysh prej 31 tetorit, natën e Halloween, por vetëm këtë të enjte policia gjeti një letër me kushtet për lirimin e saj.

Grabitësit kërkojnë 9 milionë euro në kriptomonedhën Monero, një prej kriptovalutave më vështirësisht të gjendshme.

“Kërkesa është shoqëruar me kërcënime të rënda”, deklaroi inspektori Tommy Broske, i cili po merret me drejtimin e hetimeve.

Deri më tani nuk ka të dyshuar, ndërkohë që policia këshillon familjen që të mos paguajë asgjë, shkruan noa.al.

Biznesmeni Tom Hagen, po përjeton stres të madh, duke mos ditur se çfarë do të ndodhë me të shoqen. Hagen ka një pasuri të vlerësuar në 174 milionë euro, për shkak të aktivitetit të tij në investime imobiliare, si dhe prej zotërimit të 70% të aksioneve në kompaninë elektrike ‘Elkraft’, ku është bashkëthemelues. /a.y/noa.al