Transmetuar më 10-01-2019, 14:14

Dy motra 12 dhe 14 vjeçe, akuzohen se kanë vrarë nënën e tyre duke e qëlluar me thikë dhe pistoletë.

Tmerri ka ndodhur në një familje amerikane në Magnolia, në kontenë e Pike të Georgia.

Gruaja, Erica Hall, 32 vjeçe u gjet në shtëpinë e saj nga fqinjët mes një pellgu gjaku, duke lajmëruar edhe policinë.

Ndërkohë policia ka marrë nën kujdestari katër fëmijët e gruas.

Mes tyre jaë Amariyona Hall, 14 vjeçe, e cila akuzohet se bashkë me motrën 12 vjeçe, kanë vrarë nënën, shkruan noa.al. Amariyona është vënë zyrtarisht nën akuzë duke u arrestuar.

Teksa të miturat po i nënshtrohen një kontrolli psikiatrik, dyshohet se ato janë hakmarrë në mënyrën më dramatike të mundshme, ndaj ndëshkimeve që i bënte nëna.

Fqinjët thanë se një ditë para krimit të ndodhur këtë të hënë, dy motrat tentuan që të shtypnin nënën me makinë, por nëna i ndëshkoi duke iu marrë celularët. /a.y/noa.al