Transmetuar më 10-01-2019, 19:03

Herë pas here, në vende të ndryshme, dëgjojmë për fenomenin e diskriminimit dhe kjo na lejon të themi se ende një gjë e tillë vijon të përbëjë sfidë globale.

Një mësuese në Afrikën e Jugut është pezulluar për shkak të një fotografie që u bë virale, ku nxënësit duket se janë ndarë sipas ngjyrës së lëkurës.

Reagimi i parë erdhi nga nëna e një nxënësi me ngjyrë, e cila tha për të përditshmen “TimesLive” se dita e parë e fëmijës së saj në shkollë ishte një eksperiencë shumë e keqe.

“Duhet të ishte një ditë shumë emocionuese për mua, por nuk ishte”, tha ajo.

Autoritetet lokale thonë se ky veprim dënohet, prandaj mësuesja është pezulluar nga puna derisa të përfundojë hetimi. /k.k/noa.al/