Transmetuar më 11-01-2019, 18:10

Në përgjithësi ne mendojmë për thonjtë vetëm për disa gjëra. Por, duket se ka shumë gjëra që tregojnë për shëndetin tuaj.

Image

Thonj të verdhë

Thonjtë që janë të verdhë ose të trashë mund të tregojnë një infeksion fungal. Është e vështirë të trajtoheni me ilaçe të zakonshme, kështu që ju duhet t’i drejtoheni një mjeku patjetër.

Image

Vija të zeza

Nëse keni vënë re se keni vija të zeza në hapësirën e thonjve tuaj, kjo mund të tregojë se keni melanoma, dhe kjo nuk është diçka që duhet të kalojë pa u vënë re.

Image

Thonj të plasaritur

Çarjet nëpër thonj ose gropat e vogla kanë lidhje me psoriasis, ndaj kini kujdes!

Image

Vija të bardha

Linjat e bardha horizontale janë një tregues i përbashkët i sëmundjeve të veshkave, mungesë proteinash dhe anomalitë e mëlçisë.

Image

Thonj të brishtë

Ne e dimë që thonjtë thyhen, por nëse ato ju thyhen mjaft lehtë dhe shpejtë, kjo mund të reflektojë probleme me tiroidet.