Kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë duke u quajtur zyrtarisht Republika e Maqedonisë Veriore.
Përmes një postimi në Tëittter, Basha thotë se ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit.
“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”- thotë Basha.
Më herët edhe ministri i jashtëm në detyrë Ditmir Bushati, u shpreh se me votimin përfundimtar të marrëveshjes së Prespës, vendit i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Sipas Bushatit, kontributi i partive politike shqiptare në Maqedoni edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar.
Emri i ri i Maqedonisë ka marrë votën “pro” në parlamentin vendas. Kështu, në bazë të ndryshimeve kushtetuese, ky shtet do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut./b.l/noa.al/