Transmetuar më 12-01-2019, 10:10

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në lagjen Opera, në Paris. Shpërthimi ndodhi jo shumë larg teatrit Folie Bergere. Siç raportojë mediat vendase një pallat është në flak dhe ka disa persona të plagosur.

Shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Parisit, si pasojë e një rrjedhjeje të dyshuar gazi në një furrë buke, duke shkaktuar disa të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, me këta të fundit që janë përpjekur menjëherë të shuajnë flakët, ndërkohë që grupi hetimor po merret me shkaqet e shpërthimit.

Imazhet pas shpërthimit janë postuar në Twitter. Policia i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi shpërthimi.

Ngjarja vjen në një kohë kur thuajse të gjitha bizneset në kryeqytetin francez kanë ulur qepenat dhe kanë “blinduar” vitrinat e qelqta të tyre, për t’i shpëtuar “egërsisë” së protestuesve që në javët e kaluar kanë djegur e shkatërruar me dhjetëra automjete e dyqane./b.l/noa.al/