Transmetuar më 13-01-2019, 08:12

Këngëtarja Rezarta Shkurta duket se do të shkojë drejt altarit për tu martuar me babanë e vajzës së saj.

Për të dhënë lajmin e mirë, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me duart e kapura me partnerin e saj Ermal Hoxha, me të cilin ka një vajzë.

“Thashë po… Për të dytën herë edhe pas 15 vitesh bashkë… Në të mirë e në të keqe, gjithmonë pranë teje…Të dua”, shkruan Rezi.

Kujtojmë se çifti kaloi jo pak vështirësi, pas arrestimit të Ermalit si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Ermali u lirua vetëm vjeshtën e kaluar nga burgu, duke bërë që familja të bashkohet.

Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’.

Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. /a.y/noa.al