Transmetuar më 13-01-2019, 09:03

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me gjendjen e akseve kryesore të vendit, si pasojë e akullit dhe dëborës.

Në rajonin jugor Gjirokastër, gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në rajonin verior Shkodër, kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

– Qafë Mali-Fierzë

– Ura e Cerenecit-Stëblevë

– Qafë Bualli-Krastë

– Trebisht-Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir

– Kuben-Vasije

– Peshkopi-Qafë Draje

– Peshkopi-Ushtelencë

– Domaj-Draj Rec

– Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë, puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhirë,  Rrugët e Dajtit, Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë-Shëngjergj; Rruga Lunik- Sëeblevë- Krujë-Sarisalltik.

Në akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore. /a.y/noa.al